Duke folur në nisjen e kësaj konference, moderatori, Bollino tha se, "ky fenomen në Shqipëri ka përmasa alarmante dhe nga vitet '80 është 3-fishuar numri i vdekjeve". "Projekti i OBSH ka llogaritur se Shqipëria duhet të diagnostikonte 800 raste të reja në vit , por në realitet janë zbuluar vetëm 500 raste. Pra 40 % që janë me kancer gjiri nuk janë identifikuar", tha Bollino.
"Në Shqipëri 80 për qind të rasteve janë nga mazektomia. Jo për faj të mjekëve, por për shkak të opinionit. Duhen edhe struktura shëndetësore që të sqarojnë gratë se cila është forma më e mirë për të arritur rezultatet më të mira", tha Bollino.