A1 Report - Zhvendosen në Shishtufinë 37 familjet rome të "Rr. së Kavajës"

2015-08-21 0

TIRANE- Të 37 familjet rome që jetonin tek Rruga e Kavajës janë transferuar natën në ambientet e ish repartit ushtarak në Shishtufinë.

Për më shumë se dy muaj ata jetuan në trotuar ku kishin ngritur çadrat e tyre, pas dëbimit nga ambientet e jashtme të ish- Ndërmarrjes së Dekorit, për shkak të ndërtimit të një kompleksi pallatesh.

"Tani jemi mirë. Shyqyr, ikëm nga rruga se jetonim me frikë. Kushtet i kemi të mira, s'kemi problem me asnjë. Për të punuar do të dalim në qytet si çdo herë. Banesat na i kanë regulluar mire, kemi dhe ruajtjen e policisë këtu."- thonë ata.

Zhvendosja e romëve është kryer nga Ministria e Mirëqenies Sociale nga ora 03:00 deri 05:00 të mëngjesit të sotëm.
Romët u vendosën në godinën e rikonstruktuar të ish-repartit ushtarak në Shishtufinë, ndërkohë që sot në mëngjes trotuari ishte boshatisur.

Free Traffic Exchange