A1 Report-Universitetet, 5 mijë maturantë mund të aplikojnë për vendet bosh

2015-08-21 2

TIRANE- Pas përfundimit të javës së parë të vitit akademik për pranimet e reja, plot 5 mijë vende kanë ngelur pa u plotësuar në të gjitha universitetet publike të vendit. Një pjesë e madhe e tyre u ka dalë e drejta e studimit jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër janë të pakënaqur me preferencën ku janë shpallur fitues dhe kanë zgjedhur të studiojnë në privat. Këhstu këto 5 mijë vende do të rishpërndahen për ata që deri më tani nuk e kanë pasur emrin në listën e fituesve të shkollave të larta.

FORMULARI A3
Është mundësia e fundit për të gjithë ata që nuk u ka dalë emri në listat e fituesve të shkollave të larta deri më tani. Formulari A3, kuotat e mebtura bosh në çdo degë dhe udhëzimi i detajuar se si mund të plotësohet dhe nga kush mund të plotësohet, pritet të dalin gjatë ditës së sotme. A3 është tashmë mundësia e vetme e çdo të riu që nuk fitoi në fazat e mëparshme një vend në universitete, të rifutet sërish në garë për një degë në institucionet e arsimit të lartë.

Burime pranë agjensisë kombëtare të provimeve shpjegojnë se janë rreth 5 mijë vnde të mbetura bosh, që do të thotë e kanë pasur emrin në listën e fituesve, e kanë konfirmuar emrin, por nuk janë paraqitur fizikisht gjatë kësaj javës së paarë të mësimit, për t'u regjistruar, që ishte edhe kushti që të konsiderohesh student në degën ku je shpallur fitues. Këhstu që pas përfundimit të regjistrimeve në çdo fakultetet, të gjitha universitete publike janë të detyruara të deklarojnë pranë AKP-së kuotat e mbetura bosh, të cilat do të jenë pjesë e formularit A3.