Pas arrestimit të stafit, hetim edhe ish-ministrit Ksera

2015-08-21 0

Pas arrestimit dhe shpalljes në kërkim të dy ish-funksionarëve të Kserës, nga hetimet e prokurorisë në dokumentin e siguruar nga "A1Report" rezulton se ish-ministri Ksera kishte dijeni për çfarë ka ndodhur.

Sekretari i përgjithshëm, Murat Mehmeti më dt.30 prill i kishte dorëzuar një raport ministrit për procedurat e ndjekura, si dhe po më atë datë në emër të ministrit firmoste kontratën me një nga tre kompanitë.

Burime nga organi i akuzës për "A1Report" bëjnë me dije se hetimet janë ende të hapura, ku dhe vetë ministri Ksera mund të thirret për t'u marrë në pyetje nga grupi hetimor.