Ministria e shëndetësisë do të kthejë mjekët që mbi 5 vjet punojnë jashtë vendit. Nesër do të shpallet konkursi, sipas të cilit, mjekët e interesuar do të mund të lidhin kontrata me Ministrinë e shëndetësisë. Për to do të vazhdojnë kushte tjera për dallim nga mjekët në Maqedoni, ndërsa rrogat do jenë objekt i marrëveshjes. Këto masa janë pjesë e projektit për kthimin e mjekëve nga shëndeti privat në atë publik. Deri tani nga spitalet private në ato publike janë kthyer 80 mjek.
"Tani të shohim se a do mund ta bëjmë të kundërtën- doktorët tanë që kanë shkuar të punojnë jashtë vendit më shumë se 5 vite, të fillojnë të kthehen në Maqedoni. Tani kemi çfarë t'ju ofrojmë. Sistemi i këtushëm është përafërsisht i njëjtë me ato ku ata punojnë , kemi pajisje dhe aparaturë të re dhe ekziston mundësia për përparim dhe edukim profesional në qendrat bashkëkohore botërore. Kemi çfarë të ofrojmë dhe pres që kjo si mundësi të pranohet nga shumë maqedonas që punojnë jashtë vendit", deklaroi Nikola Todorov, ministër i shëndetësisë. Alsat-M