Nëpunësi civil, flet Celibashi: Në tetor do ndërhyjmë në ligj

2015-08-21 0

TIRANE - Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi deklaron se Ligji për "Nëpunësin Civil" ka nevojë për ndryshime, pasi në formën që është ligji është i pazbatueshëm.

Në një prononcim për median Celiashi tha se pas 1 tetorit do të ndërhyhet në ligj dhe se do të kërkohet konsensusi i opozitës për ndryshimet.

"Ky ligj në momentin që hyn në fuqi është i pazbatueshëm. Ne duam ta bëjmë objekt te diskutimit patjetër këtë çështje pasi ky është një ligj që ka kaluar me konsensusin e të gjithë spektrit politik. Është një ligj që ka gjetur pëlqimin edhe nga institucione ndërkombëtare, por ka çështje që ne mendojmë që nga pikëpamja juridike të rishikohen, me qëllim që ligji të bëhet i zbatueshëm.