'Stopanska Banka', donacion për klinikën e fëmijëve

2015-08-21 2

Stopanska Banka nga Shkupi Klinikës së fëmijëve i dhuroi një aparat për kontroll ultra zë të trurit. Bëhet fjalë për teknikë bashkëkohore për diagnostifikim të shpejtë me të cilin do të bëhet kontrolli i enëve të gjakut në kokë dhe strukturat e trurit. Stopanska Banka viteve të kaluara ka dhuruar pajisje edhe për Klinikën e fëmijëve në Kozle, Klinikës së pulmologjisë dhe e ka ndihmuar edukimin e një numri të madh të doktorëve dhe personelit mjekësor.

"E shfrytëzojmë çdo rast për t'iu dalë në ndihmë qendrave mjekësore që aparaturat moderne të bëhen të jenë në shërbim për popullatën më të gjerë. Jemi krenar që vendin tonë në rrethin tonë të bashkëpunimit e shfrytëzojmë për qëllime humane dhe me këtë e arsyetojmë sloganin- në anën tuaj, që është pjesë e identitetit të bankës sonë", tha Diomidis Nikoletopulos, Drejtor ekzekutiv i Stopanska bankës.

"Dua të shpreh falënderime të veçanta për tërë menaxhmentin dhe për drejtorin e përgjithshëm të Stopanska bankës që pa u kursyer shprehi dëshirë të dhurojë aparat me të cilin do mundemi t'i vërejmë më herët nevojat për intervenim", deklaroi Aspasija Sofjanova, Drejtore e klinikës së fëmijëve. Alsat-M