Banka, Bishev në "Shparkase, ndërsa në "Stopanska" grek?

2015-08-21 1

Ish drejtori i Stopanska Bankës Gligor Bishev do të drejtojë bankën austriake 'Shparkase'. Lajmin e konfirmuan sot edhe nga vet banka 'Shparkase', nga ku njoftuan se është arritur marrëveshje me Bishevin për emërimin e tij drejtor kryesor ekzekutiv dhe kryetar i Këshillit drejtues të "Shparkase bankë". Në krye të kësaj banke Bishevi do të ulet menjëherë pasi t'i ketë siguruar pajtueshmëritë e nevojshme dhe pas skadimit të periudhës së kontraktuar për dorëzimin e funksioneve te ekipi i ri menaxher i "Stopanska banka". Zyrtarisht ende nuk dihet largimi i Bishevit nga Stopanska Banka, të cilën e drejtoi për 12 vite. Jozyrtarishrt mësohet se drejtori i ri i cili do të ulet në vendin e tij me siguri do të jetë i emëruar drejtpërdrejt nga Banka Kombëtare e Greqisë, e cila si pronare e plotë e "Stopanska banka" mund të emërojë një person të huaj për pasardhës të Bishevit. Vendosja e të huajve në pozicionet kryesore menaxhere në bankat me kapital dominues të huaj bëhet praktikë në vend, "Alfa Banka", "Halk Banka", "Ohridska banka", Banka Qendrore Kooperative, të gjitha i udhëheqin menaxherë të huaj. Vetëm me "Tutunska banka" dhe "Komercialna banka" udhëheqin drejtorë maqedonas. Natasha Stojanovska