'Der Standard' për Kodhelin: "Zonja e Hekurt, që nuk do të jetë e tillë"

2015-08-21 0

Mimi Kodheli një nga figurat e kabinetit qeveritar të Edi Ramës ka ngjallur interesin e mediave ndërkombëtare. Gazeta austriake "Der Standard" ka realizuar një profil të shkurtër për ministrën e ardhshme të Mbrojtjes, ekonomistën Mimi Kodheli.

Në artikullin me titull "Zonja e Hekurt, që nuk do të jetë e tillë", gazeta austriake shprehet se ajo është një nga shembujt që tregon se Shqipëria bën një hap përpara drejt barazisë gjinore. Gazetarja shkruan se deri tani 48-vjeçarja është marrë maksimumi me çështjen e buxhetit të ushtrisë, por tashmë do të drejtojë politikisht një ministri të rëndësishme të një shteti anëtar të NATO-s.

Free Traffic Exchange