LONDER - Ish kryeministrja britanike Baronesha Thacher humbi jetën sot në moshën 87 vjeçare pas një hemoragjie cerebrale, bëri të ditur zëdhënësi i saj.
"Me trishtim të madh Mark dhe Carol Thatcher njoftojnë se mamaja e tyre, Baronesha Thatcher vdiq sot në paqe pas një hemoragjie cerebrale mëngjesin e sotëm"- tha lord Bell.
E etiketuar si zonja e hekurt, baronesha Thatcher ka qenë kryeministrja më jetëgjatë britanike, duke qeverisur Britaninë nga 1979- 1990 dhe e para dhe e vetmja femër që është ulur në postin e kryeministres së Britanisë.