TIRANE - "Dje ju thashë që Rilindja ka fituar mbi rrënimin sot ju them se fitorja do të jetë dhe më e thellë nga sa duket"- tha Rama nga selia PS-së duke iu drejtuar mbështetësve të tyre se ka kohë ende për të festuar ndërsa tani është koha për të përmbushur dy aspekte themelore në Shqipëri Kreu i PS-së i bëri thirrje komisionerëve,kandidatëve për deputetë të mbrojnë çdo votë dhe të mos lejojnë të cënohet asnjë. Rama i përcolli një mesazh kryeministrit Berisha se sot është koha të humbësh me nder, të mos ndërhyjë në procesin e numërimit, që procesi të vazhdohet pa pengesa.