Zone e Lire/ "Rama është imitator i shkëlqyer i Sali Berishës”

2019-05-31 2

Teologu dhe filozofi Arjan Curi është vënë mbrëmjen e sotme përballë opinionistit Fitim Zekthi në emisionin ?Zonë e Lirë? në Tv Klan për të diskutuar për aktualitetin politik në vend.

Pyetja e parë që drejtuesi i emisionit Arian Çani iu drejtoi të ftuarve ishte: ?A po hyjmë në epokën e perandorisë Rama?? Zekthi u përgjigj duke thënë se nëse s?do ketë një reagim të fortë nga shoqëria në këtë vend, gradualisht do jemi nën ?tiraninë  Rama?, siç e quajti ai dhe jo në ?perandorinë Rama?. Ndërkohë Curi tha se tashmë  jemi në kulmin e ?perandorisë Rama? dhe se sipas tij kryeministri është imitator i ish-kryeministrit Sali Berisha.



?Në fakt po hyjmë në epokën e tiranisë Rama. Mendoj se nëse s?do ketë një reagim të fortë nga shoqëria në këtë vend, gradualisht do jemi nën tiraninë  Rama. Që ne të biem në tirani do duhet të ndodhin 3-4 gjëra. E para është që njerëzit të pranojnë vetvetiu që ai është i pari i vendit tonë, të vazhdojnë të heshtin. Këtë e them nga studimet, nga mënyra se si ka ndodhur me Enver Hoxhën, Stalinin, etj. Njerëzit shantazhohen, por heshtin sepse mendojnë se e keqja më e madhe nuk ka ndodhur. Faza e dytë është që institucionet nuk janë të pavarura. Aktualisht institucione të pavarura nuk kemi më. E treta është partia-shtet, në çdo qelizë të jetës së vendit është partia që vendos. Dhe faza e katërt është që kryetari identifikohet me shtetin, pra është ai që vendos?, tha Zekthi.

?Rama i ka 20 vite në pushtet dhe ka në dorë paratë publike. Ne jemi në kulmin e ?perandorisë Rama?, jo vetëm që kemi hyrë, por jemi në kulmin e një personi të vetëm, i cili ka marrë votëbesimin dhe administron lekët e njerëzve ashtu si i do qejfi. Rama është imitator i shkëlqyer i Sali Berishës, sipas mendimit tim. Këto lloj popujsh që janë popuj mesdhetarë, bien në dashuri me liderin dhe siç e duan dhe e kanë dashur Berishën, gjysma tjetër do Ramën. ai imiton në mënyrë perfekte dhe të përsosur Sali Berishën. Këtu s?ka pasur ndonjëherë institucione të pavarura?, tha Curi./tvklan.al

Free Traffic Exchange