Udhëtimi tragjik i emigrantit, I fshehur në helikat e tragetit

2015-08-21 2

Spanjë - Një udhëtim tragjik mes helikave të një trageti. I tillë ka qenë udhëtimi i shpresës për të arritur në tokën spanjolle e një emigranti algjerian.

Emigranti 48 - vjeçar ishte nisur nga një port i Maroku-t dhe ishte fshehur në helikat e një trageti në tentativë për të mbërritur në Spanjë në mënyrë ilegale. Por, në afërsi të portit të Tarifa-s në Andaluzi, ai është zbuluar nga policia.

"Mënyrat për t'u fshehur nga policia në tragetet e linjës Marok -- Spanjë janë të ndryshme", thotë një zyrtar i policisë spanjolle.

Kohët e fundit forcat e gardës bregdetare të Spanjës, kanë ndaluar disa varka që transportonin emigrantë klandestinë ku shumica janë shtetas të vendeve të Afrikës së Veriut. Përveç Ishulli Italian të Lampedusas në Itali, porti i Tarifa-s është një tjetër destinacion i shumë refugjatëve afrikanë që përpiqen të shkojnë nëpërmjet Mesdheut në Europë.

Free Traffic Exchange