KUKËS - Ndotja e ujit të pijshëm në qytetin e Kukësit, ka bërë që të shtohen rastet e personave që kërkojnë ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit.
Kjo situatë e krijuar ka ardhur pas ndërrimit të rrjetit ekzistues të ujit të pijshëm, me atë të riun, gjë që tregon se rrjeti i ri nuk është i sigurt.
Mjekët thonë se pacientët, e rritur dhe ata të vegjël, paraqiten në repartin e urgjencës me probleme gastro-intenstinare dhe numri i vizitave në një ditë arrin në më shumë se 80 persona.
"Këto ditë ka patur probleme gastro-intestinale. Ka patur të rritur, edhe fëmijë, me çrregullime. Një pjesë e tyre ka qenë pa temperaturë, tek fëmijët sidomos"- thotë mjeku pediatër Nikolin Martini.