Report TV - Kukës, kërkohej për "Shpërdorim detyre” paraqitet në spital Halilaj

2016-06-02 4

Hasan Halilaj, ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit i cili ishte shpallur në kërkim për akuzën e ?Shpërdorimit të detyrës? është paraqitur në spitalin e Kukësit, për të marrë ndihmë mjekësore.

Menjëherë pas njoftimit të policisë, kjo e fundit ka shkuar në spitalin rajonal dhe po bën ruajtjen e tij, sakohë që ndaj Halilajt ka një urdhër arresti të firmosur nga ana e Preokurorisë, pasi ai akuzohet për Shpërdorim detyre me fondet publike.

Burime nga prokuroria dhe policia e Kukësit bëjnë me dije se Halilaj ka shkuar pranë spitalit pasi është ndjerë keq nga zemra, aty ku policia ka bërë edhe arrestimin e tij.

Vetëm pak ditë më parë ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit u shpall në kërkim dhe prokuroria e Kukësit preu fletëarrestin ndaj tij dhe 3 ish nëpunësve, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin ndryshuar destinacionin e fondeve publike duke ia kaluar për financim FK Kukësit.

Ja njoftimi i policisë Kukës
Sot paradite, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës ekzekutuan masën e sigurisë ?Arrest me burg?, lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale ?Shpërdorimi i detyrës?, parashikuar nga neni 248 te Kodit Penal, për shtetasin të shpallur në kërkim, konkretisht Hasan Halilaj, 50 vjeç, banues në Kukës, me arsim të lartë, me detyrë ish Kryetar i Bashkisë Kukës. Materialet për veprime të mëtejshme do t'i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Free Traffic Exchange