Intelektualët maqedonas kërkojnë aleancë me Rusin

2015-08-21 2

Një grup intelektualësh maqedonas përmes një dokumenti të quajtur "manifesto" kërkojnë t'u jepen fund bisedimeve për çështjen e emrit. Ata kërkojnë rikthimin e emrit kushtetues të Maqedonisë në OKB. Imponimin e çështjes së emrit nga Greqia dhe bashkësia ndërkombëtare, ky grup e cilëson si gjenocid ndaj qytetërimit maqedonas. Iniciatorët e kësaj nisme u shprehën kategorik edhe për mundësinë që emri të zgjidhet me referendum, pasi siç vlerësuan ata, kjo nuk do të ishte shprehje e lirë e vullnetit të qytetarëve maqedonas, por zgjidhje që do ishte e pranueshme edhe për Greqinë, pra emër me përcaktim gjeografik dhe për të gjitha përdorimet.

"Presioni rreth ndërrimit të emrit mund të cilësohet si lloji më i ri i gjenocidit, pas atij fizik, gjuhësore dhe fetar, që është shpikje e re e BE-së dhe SHBA-së, të bazuar në kërkesat e paligjshme të Greqisë. .Duket sikur fillon një holokaust i sofistikuar ndaj maqedonasve...shqetësimi ynë është real sepse zgjidhja e problemit të emrit nuk është e mundur nëse kemi parasysh se qëllimi është fshirja e maqedonasve si komb i veçantë. Përcaktimi gjeografik para emrit të Maqedonisë, të cilin e kërkon Greqia, do të thotë humbje e kulturës, identitetit dhe gjuhës maqedonase", tha Eftim Kletnikov, poet.

"Ne nuk jemi as pjesëtarë të qeverisë, e as nuk planifikojmë që të bëhemi ...në kërkojmë ndërprerje të bisedimeve me Greqinë dhe të drejtën për vetë-identifikim në OKB, dhe në atë rast, askush nuk do ta marrë përgjegjësisë. Nëse në OKB arrijmë të quhemi Republika e Maqedonisë do ta vazhdojmë rrugën. Nuk janë vetëm NATO dhe BE, në planet tona", deklaroi Aleksandar Rusjakov, shkrimtar.

Madje sipas iniciatorëve të kësaj nisme, përmes problemit siç e quajtën ata të imponuar të emrit, SHBA dhe Bashkimi Evropian përpiqen të dobësojnë Maqedoninë. Sipas intelektualëve maqedonas, Maqedonia duhet të heq dorë nga NATO dhe BE pasi çmimi për të është humbja e identitetit, ndërkaq alternativat duhen kërkuar në Aleancat me Rusinë, Kinën dhe Turqinë.

"Derisa të mbyllim të gjithë kapitujt me BE-në, nuk do mbetet asgjë, vetëm një shtet me ndonjë emër dhe vetëm një territor. Ky është çmimi i BE-së.. Nuk ka akoma datë por duhet të ndryshoni emrin.. Duhet të jemi praktik, të shohim çfarë mund të bëjmë dhe alternativat janë Rusia, Kina dhe SHBA-të" , u shpreh Stefan Bllahov Micov, historian.

"Greqia nuk është problemi ynë, nuk është as Bullgaria, as Serbia dhe as Shqipëria. Problemi ynë janë Evropa, Franca, Gjermania, Anglia dhe SHBA-të. Ata, përmes lojtarëve të tyre bënë strategji se si të na dobësojnë në mënyrë të vazhdueshme, politikisht, materialisht dhe shpirtërisht", tha Zapro Zaprov, kompozitor.

Nismëtarët e 'manifestos', të cilin e kanë firmosur deri tani 50 personalitete të fushës së artit dhe shkencës, njoftuan se do t'ia dërgojnë atë të gjitha ambasadave në vend, Institucioneve të vendit dhe Bruksel, në SHBA dhe tek përfaqësuesit e diasporës maqedonase, Ata do të kërkojnë edhe firmën e qytetarëve me qëllim që të fitojnë ...