Intelektualët maqedonas: "Europa fashiste!"

2015-08-21 1

'Evropa Fashiste', 'Duhet të digjet flamuri evropian', 'Nuk e japim emrin', janë këto disa nga parullat të cilat sot u dëgjuan në Sheshin Maqedonia gjatë aktit të djegies së Marrëveshjes së Bukureshtit nga ana e një grupi të intelektualëve maqedonas të quajtur 'Manifesti Maqedonas'. Sipas tyre, para 100 viteve në Bukuresht Maqedonisë iu bë një padrejtë me të cilën u zyrtarizua ndarja e Maqedonisë nga Greqia, Bullgaria dhe Serbia. Intelektualët maqedonas thonë se edhe tani pas 100 viteve Evropa po vazhdon me zbatimin marrëveshjes së njejtë edhe atë nëpërmjet presioneve për ndryshimin e emrit kushtetues.

"'Dushmanët e Maqedonisë le të bëhen hi', 'Evropë Fashiste', 'Rroftë Maqedonia', 'Edhe flamuri Evropian duhej të digjet'... Çështja jonë kryesore në këtë jubile të zi për Maqedoninë është se si të mbrohemi nga vampirizmi i Bukureshtit të ri, prej fuqive të njëjta evropiane të cilat dëshirojnë të na dëmtojnë, tani me presionet për ndryshimin e emrit", tha Eftim Kletnikov, 'Manifesti Maqedonas'.

Intelektualët maqedonas thonë se Evropa nëpërmjet presioneve për ndryshimin e emrit po realizon një gjenocid modern mbi maqedonasit si komb.

"Sot Evropa po përkrahë konceptin fashist të Greqisë dhe partisë së saj 'Agimi i Artë', e cila po prodhon gjenocidi. Evropa po i mbyllë sytë para këtij turpi fashist pasi ndoshta dëshiron të fsheh fashizmin në oborrin e saj. Por deri kur? Asaj tani për tani i interesojnë bankat e saja dhe korporatat dhe jo demokracia e drejtësia! Ajo i harroi dy katastrofat e mëdha, Luftën e parë dhe të Dytë Botërore dhe si duket i duhet edhe një katastrofë që të harrojë në lakminë e saj kapitaliste", u shpreh Eftim Kletnikov, 'Manifesti Maqedonas'.

Grupi 'Manifesti Maqedonas' të cilin e përbëjnë mbi 50 intelektual maqedonas vlerësojnë se zgjidhje e çështjes së imponuar të emrit nuk mund të gjendet pasi synimi i vetëm i tërë këtij procesi është zhdukja e Maqedonasve si popull i veçantë. Ata në manifestin e tyre vlerësojnë se është koha që pas 20 viteve nga nisja e meditacionit jofunksional në Nju Jork të ndritët iniciativë për ndërprerjen e bisedimeve dhe kthimin e emrit kushtetues së shtetit në Kombet e Bashkuara. Marrëveshja e Bukureshtit është firmosur më datë 10 Gusht të vitit 1913 me të cilin u ndërprenë Luftërat Ballkanike. Valmir Kuçi