Lleshi për Tv A1 Report: Shkarkimi pas divergjencave me Imamin

2015-08-21 1

TIRANE - Në një lidhje telefonike ekskluzive për gazetarin Edvin Parruca të tv A1 Report gjenerali Sandër Lleshi tregon se si është njoftuar për shkarkimin e tij nga detyra e zv/shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe lirimin nga Forcat e Armatosura me një dekret vetëm një rresht të cilin e shikon me shumë trishtim. Gjeneral Lleshi thotë se i duhet pak kohë për të kuptuar cfarë fshihet pas shkarkimit ndërsa në zërin e tij ndihet trishtmi për marrjen e këtij vendimi për largimin e tij nga Forcat e Armatosura ku ai ka shërbyer me devotshmëri dhe përkushtim për 35 vjet. Ai flet dhe për divergjenca që ka pasur me Imamin në qasjen e mënyrës së drejtimit të Forcave të Armatosura të cilat ia ka bërë të ditura zyrtarisht me shkrim edhe Presidentit, edhe Kryeministrit edhe ministrit të Mbrojtjes, edhe Kuvendit.