TIRANE - Kryeministri Berisha i kërkon Kuvendit te Shqipërisë të mblidhet në seance të jashtëzakonshme për miratimin e tri ligjeve dhe amnistisë fiskale më 30 maj 2013. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një shkrese zyrtare të lëshuar dje prej tij, e të publikuar sot nga zyra e shtypit e Këshillit të Ministrave. Burimet zyrtare nga Kryeministria njoftuan se "Kryeministri Berisha ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese duke i kërkuar, me anë të një shkrese, Kuvendit të Shqipërisë të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme më 30 maj 2013, për të votuar tri ligjet e kërkuara nga BE-ja për dhënien e statusit të vendit kandidat si dhe ligjit te amnistisë fiskale.