A1 Repot - Falja e "Korçes", Ligjet rrezojne amendimin e PD per amnistine

2015-08-22 1

TIRANE - Komisioni i Ligjeve rrëzoi një iniciativë të Demokratëve që synonte heqjen nga amnistia e miratuar pak javë më parë të krimeve zgjedhore. Sipas opozitës, kjo bëhej për t'i lejuar Prokurorisë vazhdimin e hetimeve për rastin e Korçës, ku vjeshtën e kaluar socialistët dyshohen se blenë votat në zgjedhjet lokale përmes parave.

Demokratët kanë kërkuar të mos lejohet blerja e votës. Por sipas socialistëve kjo është cilësuar si përpjekje për ta kthyer Komisionin e Ligjeve në Prokurori politike dhe se kjo çështje duhej të ishte ngritur në kohën e duhur.

"Neve të gjithë duhet të reagojmë me forcë dhe me urgjencë dhe të ndreqim aspektin teknik. Si duke votuar këto amendamente dhe duke i hapur rrugën prokurorisë të vazhdojë ndjekjen penale. Nëse kjo çështje mbyllet sot i vihet kapak duke abuzuar me parimet, sigurisht debati politik mbetet po aq i ndezur sa çka qenë menjëherë me protestën e opozitës për blerjen e votave", tha deputeti Bylykbashi.

"Në seancë plenare siç folëm për lloj-lloj gjërash, të flisni dhe për votën e lirë e kishin në dorë, aty e kishin dokumentin në tavolinë të shpërndarë dhe pasandaj ishin të gjitha mundësitë t'i drejtoheshin presidentit të Republikës dhe t'i thoshin, na fal se nuk e pamë këtu, nuk e pamë këtu, nuk e pamë këtu por të lutem shumë mos e dekreto se kjo ka një gjë që nuk është e pajtueshme me këtë dhe me atë", reagoi Xhafaj.

"Ne nuk mund të ngrihemi sot dhe ta kthejmë Komisionin e Ligjeve në prokurori politike për të bërë ndryshim të ligjit vetëm për një çështje të vetme. Kjo është një lojë politike për të mbajtur ndezur një debat që është i panevojshëm", tha Dashamir Peza.

Sipas demokratëve, gjatë miratimit të amnistisë në Komisionin e Ligjeve palët kishin rënë dakord që ajo të mos përfshinte krimet zgjedhore, por drafti është ndryshuar nga mazhoranca rrugës për në seancën plenare, gjë që është kundërshtuar nga socialistët, të cilët kërkuan që të sillen provat për këtë akuzë që bëhet. Argumentet mes palëve sollën edhe rikthim mbrapa në kohë.

"Me amnistinë e vitit 97, kolegë të nderuar kanë amnistuar rrëmbimin dhe kjo është arsyeja pse vrasësit ë Remzi Hoxhës rrinë të lirë sot e kësaj dite, madje vrasësi i zumuar u mbajt drejtor i Shërbimit të Provës për disa vite rresht nga ana juaj. Kështu më të njëjtën logjik më të njëjtat argumente ejani ta votojmë dhe ndryshimin e 97-ës, t'i japim mundësinë Prokurorisë t'i ndjekë këta vrasësit që qarkullojnë të lirë dhe njëkohësisht të dënojnë dhe këta që blenë vota", tha deputetja e PS-së Felaj.

"Ajo amnisti aq e poshtër sa është kërkuar më insistim nga opozita e kohës dhe është firmosur nga Presidenti i Republikës nëse ajo amnisti që sot ty nuk të pëlqen zotin Fino nuk do ta kishim patur kurrë Kryeministër të qeverisë së Bashkimit kombëtar a të pajtimit kombëtar. Kështu që këtë gjë nuk e zgjidhim dot por një gjë mund ta zgjidhim sot, mund të shpëtojmë dorën e zotit Peza. Zoti Peza le të mbajë dorën e tij dhe vota nuk do të guxojë kush ta blejë ose këtë sin...

Free Traffic Exchange