Ndërprerja e finales, dëmton imazhin e shtetit

2015-08-21 0

Incidenti i mbrëmshëm është dënuar nga përfaqësues të ndryshëm të jetës sportive dhe publike në vend. Ndërprerja e turpshme e finales së Kupës së Maqedonisë, përbën një goditje të madhe për futbollin, dhe në të njëjtën kohë, dëmton më tej marrëdhëniet në sport.

"Kjo me të vërtetë është një tmerr i futbollit që nuk i ka hije futbollit. Futbolli është një sport që duhet t'i bashkojë gjithë kombësitë dhe gjithë shoqëritë. Unë sa di përpara përmes futbollit janë pajtuar dy shtete të mëdha që kanë patur lufta të mëdha. D.m.th. me një lojë miqësore të futbollit janë pajtuar dhe kanë patur marrëdhënie të mira pas asaj ndeshje. Me të vërtetë duhet të meren masa shumë të rrepta edhe nga Federata edhe nga shteti që këta gjëra të rregullohen njëherë e përgjithmonë edhe futbolli edhe gjthë problemet që anë në futboll", tha Arben Nuhiu, futbollist.

"Sigurisht që jam totalisht i dëshpëruar pas ndodhive në ndeshjen e mbrëmshme, e cila duhet të ishte festë e futbollit, pasi e dimë se Kupa e një vendi është diçka e shenjtë. Mendoj se disa njerëz të caktuar nuk e kanë vendin në futboll, kështu që kjo na kthen 10 vjet pas, dhe vërtet kjo më dëshpëron shumë", tha Aleksandar Vasovski, trajner.

Incidenti i mbrëmshëm është dënuar edhe nga figura të tjera të shquara sportive të cilët i vlerësuan ngjarjet e mbrëmshme si një goditje që e kthen prapa futbollin në Maqedoni. Faton Zylbehari

Free Traffic Exchange