A1 Report - Elbasan, nderprerja e punimeve ne rr. "Thoma Kalefi" demton tregtaret

2015-08-21 4

ELBASAN- Bllokimi i punimeve në rrugën "Thoma Kalefi" në Elbasan ku janë zbuluar rrënoja të vjetra është kthyer në një makth për tregtarët që operojnë pranë kësaj zone. Tregtarët shprehen se që nga momenti që është bllokuar kjo pjesë e rrugës, bizneset e tyre kanë patur humbje.

Punimet në rrugën "Thoma Kalefi" janë ndërprerë prej 1 viti si pasojë e një ngërçi mes bashkisë së Elbasanit dhe Institutin e Monumenteve të Kulturës, pasi kjo e fundit nuk i jep të drejtë bashkisë për të vijuar punimet.

Shkak për këtë ngërç është bërë mungesa e fondeve nga ana e institutit të monumenteve për rishqyrtimin e objektit të zbuluar, që mendohet se i përkasin një banese të vjetër elbasanase.

Free Traffic Exchange