Vlorë, Gjika: Malaj të tërhiqet çdo votë e tij në favor të PD-së

2015-08-21 0

TIRANE - Si përfaqësues të mandatuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë e të zgjedhur me votë popullore në pushtetin vendor, në emër edhe të të gjitha strukturave të P.S në Vlorë, Kryebashkiaku Shpëtim Gjika doli sot në një deklaratë për median për t'u shprehur kundër veprimit politik të Arben Malajt për të dalë si kandidat i pavarur politike në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 23 qershor.

Duke deklaruar se "Arben Malaj ka prerë në besë socialistët e vërtetë të Vlorës.", Gjika dëshironte t'i kujtonte se z. Malaj, nëse vërtet e kishte harruar ai ishte ende borxhli ndaj Vlorës e vlonjatëve, ndaj socialistëve vlonjatë sidomos.

"Në emër të socialsitëve të Vlorës, jemi kundër veprimit politik të Arben Malajt për të kandiduar si i pavarur në Vlorë. Nuk e mbështesim. Arben Malaj ka prerë në besë socialistët e vërtetë të Vlorës. Duhet të tërhiqet, çdo votë që mund të marrë është në favor të PD-së"- tha Gjika.

Free Traffic Exchange