Bashkia kyç sallën e këshillit Rrokaj: Mbledhjen do ta bëjmë

2015-08-21 0

Ndryshohen gjatë natës bravat e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Sekretari i këshillit bashkiak Behar Zenelaj konfirmoi për TVA1 REPORT lajmin duke shtuar se personeli i këshillit nuk futet dot në sallë. Mendohet se janë bërë për të bllokuar mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës e thirrur tashmë nga shumica PS-LSI për të marrë në shqyrtim kërkesën për shkarkimin e Njazi Kosovrastit nga posti i kryetarit të këshillit, dhe emërimin në vend të tij të Aldrin Dalipit. Gjatë natës u bllokua dhe telefonia fikse dhe celulare në Këshillin Bashkiak.

Ndërkohë Policia Bashkiake largoi studiot lëvizëse të TVA1 REPORT të instaluara para Bashkisë me argumentin se sot s'ka mbledhje.

Kryetari i këshilltarëve të LSI-së Shezair Rrokaj në një prononcim telefonik për TVA1 REPORT tha se sot se ishte vënë në dijeni nga sekretari i këshillit, anëtar i LSI-së për ndryshimin e bravave, dhe se në 11:00 të gjithë anëtarët e LSI do të jenë para bashkisë për mbledhjen e caktuar.

"Prej 15 ditësh është bërë kërkesa konform ligjit, dhe për të dytën herë është përsëritur kërkesa. Kryetari i këshillit nuk po e mbledh dhe këshilli ka vendosur që të mblidhet në 11:00. Sapo njoftova nga sekretari i këshillit i cili është i LSI për ndryshimin e bravave.

Nuk e di s'kam qenë në vend për të verifikuar por më është komunikuar. Do jemi aty për të shpallur vullnetin e 31 vetave, kundrejt 24 që reduktohen përfaqësuesit e koalciionit të djathtë për të shprehur vullnetin tonë lidhur me shkarkimin e kryetartit aktual dhe emërimin e kreut të këshillit