Report TV - "Balili", Topi: S'është rasti për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

2017-04-01 0

ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar nga Korça gjatë një takimi me strukturat e FRD-së atje, letrën e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, drejtuar Presidentit Nishani për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pas dështimit të disa operacioneve të policisë për arrestimin e Kelmend Balilit.

Topi u shpreh Këshilli mblidhet për çështje madhore dhe do të ishte absurde që ai të trajtonte rastin e një personi, në një kohë kur nga fqinjët po vijnë deklarata lufte.

"Unë di që Këshilli i Sigurisë kombëtare është mbledhur për të trajtuar çështjen e drogës dhe unë e kam mbështetur. Çështja në fjalë është mbledhje për një person.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare është diçka shumë e rëndësishme dhe po të shikoni mbledhjet e KSK në presidenca të ndryshme në Shqipëri ai është mbledhur rrallë herë dhe do të thoja që është shpërdorim i marrjes në konsideratë të një rasti që mund të merreshin institucionet e tjera, ndërkohë që nga Kuvendi dhe nga qarqe anti-shqiptare të rajonit bëhen deklarata lufte.

Ky është një rast i rëndë, pra ta trajtosh në këtë mënyrë ka më shumë intencion politik sesa institucional", u shpreh Topi.

Free Traffic Exchange