Fier, nisma e amerikanëve 20 pastorë pastrojnë qytetin

2015-08-21 2

Atë, që skanë dashur të bëjnë shqiptarët, po e bëjnë amerikanët. 20 pastorë amerikanë kanë nisur një aksion për pastrimin e qytetit të Fierit. Pastorët amerikanë në bashkëpunim me ata shqiptarë kanë dhënë një shembull të mirë për të gjitha banorët e qytetit, se mbajtja pastër e ambjentit ku ata jetojnë është në të mirë të të gjithë komunitetit.

Aksioni i të huajve është përqëndruar në lagjet "11 Janari" dhe "Kryengritja e Fierit", duke mbledhur të gjitha mbetjet urbane të hedhura nga vetë qytetarët në rrugë, si dhe me lyerjen e pemëve dekorative. Pastori amerikan Dave Holer thotë se kjo nismë synon ndërgjegjsimin e shqiptarëve, që të mbajnë pastër ambjentin ku jetojnë.

"Qëllimi i ardhjes sonë në Shqipëri është që të bëjmë të prekshme dhe të dukshme dashurinë e perëndisë te njerëzit e qytetit të Fierit. Ky është thelbi i bashkëpunimit tonë në Fier. Sot kemi pastruar ambjentet e rrugëve kryesore, lulishtet e lagjes 11 janari, si dhe pemët e këtyre lulishteve. Së shpejti do të shkojmë edhe në një kopësht rom, ku do lyejmë ambjentet e saj jashtë dhe brenda këtij kopshti".


Edhe pastori i kishës Ungjillore, Fatjon Kadiu thjkson se aksioni ka si qëllim sensibilizimin e qytetarave të Fieirt për mbajtjen sa më pastër ambjentin e tyre. "Në Fier janë ndërmarrë disa herë aksione për pastrimin e ambjentit, por sërish dhjetëra rrugë e lagje pushtohen nga mbetjet, që krijojnë vetë banorët".

Free Traffic Exchange