https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Fier, "Ta ndotim qytetin në një ditë" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në mesin e muajit nëntor të vitit të kaluar, nisi projekti "Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë", ku mijëra qytetarë në gjithë vendin, ashtu edhe në Fier, u angazhuan për të pastruar territorin e zonave të tyre të banimit. Por, si çdo gjë që bëhet me aksion tek ne, edhe ky u harrua shpejt dhe sot pas dy muajsh qyteti i Fierit vazhdon të ndotet, tashmë me moton e vjetër, "Ta ndotim qytetin në një ditë". Me kamerën tonë jemi në lagjen "Kryengritja", ku rrugët mes pallateve janë mbushur me mbetje urbane të shumëllojshme, duke zaptuar edhe ato pak hapësira të gjelbra. Kjo situatë shqetëson në fakt vetëm banorët e vjetër të këtij qyteti.Por masakra ndaj mjedisit ku jetojmë nuk kursen as pemët. Qytetarë të papërgjegjshëm hedhin mbeturinat nga ballkoni, duke i lënë ato për shumë kohë si relike të ndërgjegjes së munguar qytetare. I indinjuar, drejtori i Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit, Ramadan Kanani, pohon se gjendja është e vështirë. Të njëjtën pamje ka edhe lumi Gjanica, ku dhjetëra biznese vazhdojnë të hedhin mbetjet në shtratin e këtij lumi.

Free Traffic Exchange