Importi i makinave të vjetra?!

2015-08-21 3

Qeveria po e shqyrton kërkesën e importuesve të automjeteve, për ndalimin e importit të automjeteve më të vjetër se 7 vjet, mëson Televizioni Alsat. Sipas informacioneve, Qeveria tashmë ka kërkuar mendimin e Ministrisë së Financave, të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe nga Kabineti i zëvendëskryeministrit Peshevski. Pas informatave kthyese Qeveria në një nga seancat e saj do të diskutoj kërkesën e importuesve dhe më pas do të merret vendimi, nëse do të pranohet ose jo kërkesa e tyre. Ndryshe, importuesit kërkojnë që të ndalohet importi i makinave më të vjetra se 7 vjet, pasi sipas tyre gjatë tre viteve të kaluara me importin e automjeteve me standarde Euro 1 dhe Euro 2, janë plotësuar nevojat sociale të qytetarëve. Kërkesa ka të bëjë edhe me siç thuhet ndotjen e ajrit nga makinat e vjetra, por kërkesa kryesore e tyre ndërlidhet me faktin e rënies drastike të shitjen e makinave të reja që importohen nga ana e tyre. Në kërkesën e Grupit të importuesve të automjeteve kërkohet që të aplikohet norma Euro 4 për automjetet e përdorura në tremujorin e parë të vitit 2013 me çka është planifikohet që të importohen automjete që nuk do të jenë më të vjetër se 7 vjet, sepse siç thonë, ndotja e ajrit është kryesisht rezultat i djegies së karburanteve nga automjetet e vjetra jo-ekologjike. Importuesit theksojnë se gjatë tre viteve të fundit në Maqedoni janë importuar rreth 110 mijë automjete të përdorura me standard Euro 1 ose Euro 2, të cilat sipas tyre kanë plotësuar nevojat e konsumatorëve për të blerë një automjete. Natasha Stojanovska

Free Traffic Exchange