Arifi këmbëngul: Samiti ishte sukses!

2015-08-21 4

Zv/kryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi këmbëngul se Maqedonia prapëseprapë ka bërë një progres milimetërsh në rrugën evropiane. Arifi në emisionin 'Rruga Drejt' sqaroi se pozitivizmi i saj buron nga mundësia që ofroi Bashkimi Evropian për hapjen pas 6 muajsh të negociatave me Maqedoninë. Arifi nuk i shikon si pengesë detyrat shtesë që paraqiti BE-ja dhe as kushtëzimet për zgjidhjen e çështjes së emrit, dhe raporteve ndër-fqinjësore, por vlerëson se me një angazhim serioz të gjitha pengesat mund të tejkalohen.

"Vetë fjalia që thotë me pamjet dhe me perspektivën për të hapur bisedime a nuk është kjo po ashtu një qartësim shumë i madh se data është një proces i cili duhet të përfundojë gjatë këtij 6 mujori dhe në fund të fundit unë mendoj se ajo që është me rëndësi të veçantë është fakti që duhet të mirëkuptohet që BE kërkoi të gjente një gjuhë në të cilën do të përcaktonte këtë gjashtë mujor si 6 mujor në të cilën duhet të përmbyllen kushtet për marrjen e datës dhe në të njëjtën mënyrë të hapte dhe të ndërtonte kornizën e bisedimeve dhe kjo nuk është që mua më pëlqen ju apo dikujt tjetër", deklaroi Teuta Arifi, zv/kryeministre për çështje evropiane.

"BE neve datë nuk na jep, BE na thotë vazhdoni të punoni ndërkaq Ministri i Jashtëm grek në deklaratë do ta citoj, thotë se ata kanë arritur dhe shohin si sukses se futet si kusht çështja e emrit, Jo 6 muaj edhe 6 vjet çështja e emrit nuk zgjidhet me Gruevskin zonja Teuta. Për kë është ky vendim më i suksesshëm për Maqedoninë apo për Greqinë, nuk e kemi të qartë, në Maqedoni të gjitha subjektet politike përfshirë edhe VMRO, edhe BDI-në janë të dëshpëruar nga ky vendim, nuk e shohin të suksesshëm sikur ju".

"Ky vendim është i suksesshëm për Evropën, sigurisht.. shqiptarët e Maqedonisë janë një pjesë shumë e rëndësishme politike dhe shoqëror e këtij vendi. Detyra që unë e kam marrë si zv/kryeministre për euro-integrime ka qenë për të punuar në temën dhe në çështjen e përafrimit evropian. Faktikisht përpara një viti, 3 vite me radhë unë mendoj që ne as që kemi mundur që të mendonim në përfundime të tilla nëse nuk do të ishte fuqia, vullneti por edhe kjo bindje kolektive shqiptarë që na ka lëvizur deri këtu, por ky proces nuk u takon vetëm shqiptarëve dhe nuk është proces i imi personal ky është proces i këtij i shteti të cilin gjithë shteti që ka për detyrë të realizojë", tha Teuta Arifi, zv/kryeministre për çështje evropiane.

Po ju parashtroj pyetjen që ju parashtrova paraprakisht në formë tjetër. A është Nikolla Gruevski po ai i njëjti i 2009 kur ju shkruanit për këtë kryeministër edhe tani, apo ka ndryshuar, pasi jeni zv.kryeministrit dhe keni kontakte më të shpeshta. Mbani të njejtat qëndrime që keni pasur në 2009 për këtë apo keni ndryshuar mendjen?

"Parimet e mia dhe qëndrimet e mia sa i përket orientimeve politike dhe qasjeve politike definitivisht tek unë nuk kanë ndryshuar, ndërkohë unë si zv.kryeministër këtu nuk jam për ti kualifiku njerëzit, por për të raportuar për pro...