Kushtetuesja rrëzon iniciativën anti-amnistisë

2015-08-21 1

Gjykata Kushtetuese për të tretën herë me radhë rrëzoi nismat kundër ligjit për amnisti. Gjykatësit në mënyrë unanime miratuan kushtetutshmërinë e nenit 1 të ligjit për amnisti. Respektivisht 'Gjykata i hodhi poshtë dy iniciativat të cilat ishin objekt shqyrtimi dhe debati sot, pasi vërtetoi se neni 1 i ligjit, veçmë dy herë ka qenë objekti i shqyrtimit dhe debatit në gjykatë gjatë të cilave është vendosur për aspektet e ngritura edhe me dy iniciativat që u shqyrtuan sot. Pra për ato çështje gjykata tashmë është deklaruar dhe tani nuk ka bazë për të ndryshuar vendimin', tha zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese Jugosllav Milenkoviq.
Gjykata Kushtetuese për herë të parë rreth kushtetutshmërisë së nenit 1 të ligjit për amnisti është deklaruar në vendimin e saj të datës 18 shkurt 2003. Me këtë vendim të Gjykatës është vërtetuar kushtetutshmëria e nenit 1 të ligjit dhe nuk është ngritur procedurë. E njëjta gjë është konfirmuar edhe në vendimin e Gjykatës të miratuar në dhjetor të vitit 2007.
Ndërkaq Gjykata Kushtetuese me shumicë votash ka rrëzuar edhe nismën e dytë kundër interpretimit autentik të nenit 1 të ligjit për amnisti, të miratuar në korrik të vitit të kaluar, me arsyetimin se ai nuk është akt juridik dhe nuk mund të marrë vlerësimin e gjykatës.
"Interpretimi nuk bën sqarimin e dispozitës ligjore në kuptimin se si të kuptohet apo zbatohet dhe është përsëritje e dispozitës ligjore. Ai nuk është akt i veçantë juridik dhe prandaj nuk është i përshtatshëm për vlerësimin e gjykatës. Ndërkaq përmbajtja e interpretimit që në fakt është përmbajtja e nenit 1 të ligjit tani më është vlerësuar nga gjykata prandaj ajo nuk deklarohet sërish..." sqaroi zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese Jugosllav Milenkoviq.
Dy iniciativat kundër nenit 1 të ligjit për amnisti dhe interpretimit të autentik të ligjit për ministri ishin ngritur nga një grup qytetarësh nga Tetova dhe qytetarit Aleksandar Petrushevski nga Shkupi. Ligji për amnisti u miratuar në vitin 2002 ndërsa interpretimi autentik i ligjit për amnisti në vitin në korrik të vitit 2011, me çfarë u vendos të ndërpritet ndjekja penale e përgjegjësve për katër "Rastet e Hagës", "Udhëheqësia e UÇK-së", "Neproshteni", "Punëtorët e Mavrovës" dhe "Penda e Likovës". Semra Jakupi

Free Traffic Exchange