Cërvenkovski: Gruevski dhe Ahmeti le ti japin fund këtij CIRKU

2015-08-21 0

Kreu i socialdemokratëve Cërvenkovski nuk e ka kursyer fjalorin për të kritikuar në mënyrë të vrazhdë dy liderët e partive Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti, duke thënë se të dy kanë qenë pjesë e një skenari teatral që dëmton interesat e vendit. Zhvillimet e mbrëmshme, sipas Cërvekovskit, kanë qenë një dëshmi e qartë se nuk ekziston kurrfarë krize mes VMRO DPMNE-së dhe BDI-së.
"U dëshmuan të gjitha ato për të cilët paralajmëruam se gjithë atë që e kemi parë në dy muajt e kaluar, gjithë atë tension që e ngritën me marrëdhëniet ndëretnike, të gjitha përplasjet e tyre përmes devalvimit të institucioneve, shkeljes së ligjeve, njollosjes së armatës, madje edhe keqpërdorimit të fëmijëve, nuk është asgjë tjetër përpos një shfaqje e lirë teatrale nën regji të Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit. Kjo është një lojë e rrezikshme për t'i kënaqur nevojat e tyre personale: Gruevski në mënyrë të rreme paraqitet si patriot maqedonas, kurse Ahmeti gjithashtu në mënyrë të rreme paraqitet si mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve", tha Cërvenkovski.
Mbrëmë, sipas tij, është dëshmuar qartë se për këtë qeveri kanë më shumë rëndësi tenderat dhe siç u shpreh interesat kriminale, se sa dinjiteti dhe krenaria kombëtare e kujtdo qoftë ajo.
"I bëjmë apel Qeverisë, para së gjithash kryeministrit Gruevski, që t'i japë fund menjëherë këtij cirku. Ashtu siç votuan mbrëmë si vëllezër dhe të bashkuar, sot bashkërisht dhe vëllazërisht le të merren vesh për Ligjin për branitellat, për emrat e shkollave, për paralelet në Aerodrom, Çair dhe Saraj, për respektimin e hierarkisë në ARM dhe para së gjithash për respektimin e institucionet dhe ligjet e vendit", theksoi lideri i opozitës maqedonase Branko Cërvenkovski.
Gjithashtu LSMD i ka bërë apel Qeverisë që me procedurë urgjente nga e hëna të propozojë ndryshime në kodin zgjedhor në përputhje me sugjerimet e OSBE-së dhe ODIHR-it. Po ashtu socialdemokratët kërkojnë pastrimin urgjent të listave zgjedhore dhe pastaj siç shprehet Cërbekovskit të shihet kush është për zgjedhje të parakohshme.

Melihate Rrustemi

Free Traffic Exchange