KOMENT- "Pushtet i poshtër!!! Ti Gruevski dhe ti Ivanov, a keni të paktën 2 gramë mend?.."

2015-08-21 5

- Një pushtet që ngre kriminelë dhe vrasës në piedestalet e heronjve nuk është asgjë tjetër përveçse një pushtet i poshtër. Liderët e saj, si presidenti Ivanov ashtu edhe kryeministri Gruevski të cilët në çdo shtet normal duhet të përfaqësojnë të gjithë qytetarët e vendit, rreshtohen në anën e krimit; në anën e atyre që vranë e masakruan fëmijë, gra e pleq - në këtë rast, shqiptarë të Lubotenit në vitin 2001; qytetarë të këtij vendi të quajtur Maqedoni. U rreshtuan kështu vetëm e vetëm se vrasësi i quajtur Tarçullovski paska vrarë shqiptarë e jo qytetarë të këtij shteti.
- Të paktën, a keni 2 gramë mend, ti Ivanov e ti Gruevski?... Çfarë mendoni se jeni duke bërë? Me cilën të drejtë vendosët të shpenzoni të mirat e këtij shteti, qindra mijëra euro për të sjellë dhe pritur në festë kthimin e një krimineli dhe vrasësi në vend. Harroni se, pikërisht edhe me paratë e familjarëve që humbën të dashurit e tyre në Luboten, ju paguat shpenzimet e kthimit në Maqedoni të këtij gjakpirësi, Traçullovski ...
- Është i madh mllefi i shqiptarëve në Maqedoni por edhe një pjesë të bashkëqytetarëve maqedonas, për këtë veprim të ulët tuajin, ti Gruevski e ti Ivanov. Kërkoni që shqiptarët të jenë qytetarë luajalë ndaj këtij shteti i cili po aq sa është i juaji është edhe i atyre! Kështu mendoni të bashkëjetohet në këtë shtet të poshtër ku vrasësit e bashkëqytetarëve tuaj shqiptarë i shpallni heronj e i pritni të gjitha nderimet shtetërore?
Do të citoj kolegun Sashe Ivanovski ("Politiko") i cili në një reagim të tij, duke ndjekur çmendurinë e Gruevskit shkruante: "VMRO DPMNE-ja sot i hapi varrin Maqedonisë, tani është çështje kohe kur do ta varrosë! TURP dhe tmerr që kreu shtetëror bashkë me hordhitë nacionaliste, i organizoi festë dhe pritje një vrasësi civilësh të përkatësisë etnike shqiptare... kishte feste fishekzjarrësh, kishte festë o njerëz..." -shkruante Sashe Ivanovski. "A e pyetni vetën se si e shohin këtë gjë, mbi gjysmë milioni shqiptarë, qytetarë të këtij vendi? Cila ka qenë ndjenja sot, të jesh shqiptar apo mos dhëntë Zoti, të jesh nip, vëlla, bashkëshort apo bashkëshorte e ndonjë nga të vrarëve të Lubotenit? A keni të paktën një gram sensi njerëzor dhe politik, o ju Talibanë të cilët padrejtësisht po udhëhiqni këtë shtet. Johan Tarçullovski është njeriu që vrau civilë shqiptarë... ata që festojnë kthimin e tij dhe në të njëjtën kohë kërkojnë që të përgjigjet edhe një pjesë e UÇK-së për krime ndaj civilëve, në fakt janë fashistë të llojit më të prishur, pasi për ta, vrasja e maqedonasve është e palejueshme, ndërsa vrasja e shqiptarëve është aktivitet i madhërishëm sipas devizës "vetëm shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë" ... Të LUMTË PËR GUXIMIN i nderuari Shashe Ivanovski.
Ju partner të Gruevskit në pushtet, JU që përfaqësoni shqiptarët në ekzekutiv, nuk mund të amnistoheni nga një veprim i tillë TURPI të Gruevskit dhe Ivanovit.
Këtu nuk do të kisha dashur të them as më tepër e as më pak, nga ajo që shkruante një koleg i imi, një bashkëqytet...