Qeveria në kohë t'ua kthej TVSH-në ndërmarrjeve, madje edhe me çmim që nëse duhet që ta rrit TVSH-në tek të gjitha produktet. Këtë e propozoi sot Oda Ekonomike e Maqedonisë Veripërëndimore (OEMVP). Kjo organizatë thonë se ndërmarrjet janë përpara kolapsit dhe se ngadalë, por me siguri për shkak të likuiditetit të dobët janë sjellë në pozitën shah- mat.
Menderes Kuçi pohon se për momentin nuk është e levërdishme që të eksportohet sepse Qeveria në kohë nuk e kthen TVSH-në. Andaj, propozojnë kthimin e këtij tatimi brenda 24 orëve ose kompensimin e borxheve.
"Rritja e TVSH-së për artikuj të caktuar apo në përgjithësi dhe kjo nuk do të ishte një risi, ngase shumë vende të tjera në rajon me ekonomi shumë më të forta se ne e kanë planifikuar në kohë krize. Ngase këto fonde të buxhetit duhet të mbushen nga diçka. Sigurisht që do të fokusohemi edhe në atë që është shtrëngimi i i rrypit që themi me fillimisht të qeverisë që mos ketë investime jo-produktive si deri më tani dhe orientimi i atyre mjeteve fillimisht drejtë likuiditetit të kompanive të cilave ai u ka borxh, dhe pastaj të marrjes së masave tjera", tha Menderes Kuçi, kryetar i OEMVP
"Rritja e TVSH-së do të jetë një zgjidhje pasi arka e zbrazët e shtetit duhet të mbushet prej diku. Mirëpo, nëse evitohet dhe dënohen kompanitë për t'u mbushur buxheti atëherë kjo është keq".
Nga kjo Odë kërkojnë lehtësim të procedurave doganore, pastaj marrjen më të lehtë të koncesioneve dhe të mendimeve nga qeveria dhe institucionet, çmimin e subvencionuar të energjisë elektrike dhe karburanteve për kompanitë eksportuese, si dhe të ndërtohet pjesa e gazsjellësit nga Shkupi përmes Tetovës deri në Kërçovë.
Kuçi thotë se koalicioni i pasigurt dhe mundësia nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të reflektohen keq ndaj ekonomisë dhe ndërmarrjeve. Verica Pavlloska