Në kuadër të thellimit të procesit të bashkëqeverisjes me qytetarët kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Lushnje sërish te platforma shqipëriaqëduam.al, që sipas Ramës është një mekanizëm i garantuar që fuqizon qytetarin dhe një pasqyrë e vullnetit të qeverisë për të reaguar në kohë reale në mbështetje të qytetarëve.
Të rujt zoti me gjithë stafin, për çdo gjë që ngec i zgjidh stafi me popullin. Pa taksa nuk ka shtet, po me ato taksat që kanë bërë ata para teje, ku do vejë ky shtet që ta lanë ty sketerrë Shqipërinë....
Qytetari për Edi Ramën
Për sa kohë të na rujë zoti Erjon Braçen jemi në rregull. Shqetësimi jot lidhur me të shkuarën nuk lidhet me taksat por me drejtësinë. Lidhet me reformën në drejtësi, vettingun, dhe pastrimin e sistemit të drejtësisë. Se edhe këtu të gjithë thonë ç?janë këta që kanë bërë zullume në gjykata, vetëm ikin nga puna. Nuk është ëkshtu. Vetitngu është vetëm për t?i larguar ata nga puna, për të pastruar sistemin. Më pas ky sistemi i pastruar do të merret me ta. Do t?u thotë ku i ke gjetur këto lekët. Sot për sot kjo nuk ndodh. Pra, është proces. Sigurisht pas 28 vjetësh njerëzit janë thinjur ose i kanë humbur të gjitha fijet e flokëve si puna ime dhe i bien shkurt dhe thonë pse si fut ti këta në burg. Ku jemi këtu? Jemi në një sistem që s?të fut në burg, as presidenti, as qeveria as parlamenti, ne bëjmë ligjet, është drejtësia ajo që burgos.
Përgjigja e Ramës për qytetarin