'Makedonija Pat', aksion për rregullimin e 'Korridorit VIII'

2015-08-21 2

Nga një ndërmarrje thuajse në falimentim, 'Makedonija Pat' ditëve të fundit është kthyer në një ndërmarrje aktive. Rrugëve të Maqedonisë Perëndimore, grupe të shumta të 'Makedonija Pat' po punojnë për rregullimin e Korridorit VIII, duke vendosur madje për herë të parë edhe shenja në gjuhën shqipe, duke sanuar gropat dhe sinjalizimin horizontal.
"Siç e shihni në magjistralen e Korridorit VIII janë duke u vizatuar shenjat horizontale me çka brenda këtyre ditëve presim të përfundojë ky aktivitet, dhe rrugët do jenë më të qarta dhe më të sigurta. Tani u vendosën edhe shenjat, por ato janë vetëm shenja që tregojnë se çfarë ndodhë në rrugë dhe normale është të përdoren edhe në gjuhën shqipe", tha Gajur Sadiku, drejtor i 'Makedonija Pat'.
Për sa i përket ndërprerjes së punëve në aksin rajonal Tetovë-Pirok, drejtori i 'Makedonija Pat' shprehet se ajo duhet të asfaltohet në tërësi. Për të nisur punimit, "Makedonija Pat" pret nga Agjencia për Rrugë, miratimin e këtij vendimi së shpejti.
"Unë shpresoj se Agjencia për Rrugë do gjej alternativë dhe mjete ta financojë deri në fund atë, dhe shpresoj se këto ditë do marrë përgjigje pozitive", u shpreh Gajur Sadiku, drejtor i 'Makedonija Pat'.
'Makedonija Pat' po kryen aktivitete në disa qytete të Maqedonisë, ndërsa së shpejti sipas Sadikut, pritet fillimi i asfaltimit edhe i rrugës Tetovë-Jazhincë. Bashkim Sulejmani