Makedonija Pat: "Nuk largohen tabelat shqipe"

2015-08-21 3

"Makedonija Pat" ka 'fituar' betejën për tabelat informuese në gjuhën shqipe, të cilat u tentuan të hiqeshin nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore e drejtuar nga Lupço Georgievski. Drejtori i "Makedonija Patit", Gajur Kadriu tregoi sot për Alsat përgjigjen me shkrim nga ana e Inspektoratit të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ku pranohet se tabelat janë në vendin e duhur duke rrëzuar kështu vendimin e Ndërmarrjes për Rrugë Shtetërore.

"Në lidhje me vendimin e juaj nr 35-90 të datës 11.09.2013 që u dedikohet 10 tabelave të reja informuese në autostradën Shkup-Veles dhe në vendkalimin kufitar Tabanoc- Petrovec, ju informojmë se shërbimet profesionale të Ndërmarrjes kanë kontrolluar materialin e dorëzuar dhe kanë konstatuar se tabelat "Qyteti i Ohrit', "Qendra e Skiimit "Kodra e Diellit"", "Parku Kombëtar "Mavrovë"", "Banja e Katllanovës" dhe njëra nga tabelat e "Qytetit të Shkupit" janë vendosur në përputhje me projektin përkatës",- thuhet në përgjigjen me shkrim të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore', thuhet në kumtesën e Inspektoratit të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Një muaj më parë Inspektorati i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve kishte urdhëruar largimin e të gjitha tabelave informuese që janë në tre gjuhë, shqip, maqedonisht dhe anglisht, të cilat tregojnë vendndodhjen e Liqenit të Treskës, Kanionin e Matkës, Kodrën e Diellit, Qytetin e Ohrit dhe Parkun Kombëtar të Mavrovës. Arsyetimi i atëhershëm ishin se të gjitha tabelat e vendosura përgjatë autostradës Tetovë- Shkup, ishin të paligjshme. Drejtori Kadriu, edhe aso kohe pati deklaruar se 'Makedonija Pat', përgjegjëse për tabelat, nuk ka bërë asgjë kundër ligjore dhe ishte kategorik se nuk do t'i hiqte tabelat. Kadriu thotë se ai dhe ekipi i tij do të vazhdojnë të realizojnë edhe projekte të tjera të ngjashme në vendbanimet e populluara me shqiptarë, me qëllim përmbushjen e premtimeve të institucionit të tij.

Valmir Kuçi

Free Traffic Exchange