A1 Report - Greqia në heshtje zgjedhore, tregjet në eurozonë me sytë nga Athina

2015-01-24 21

Greqia përballet të dielën me një zgjedhje jetësore mbi të ardhmen e vendit, me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. E ndodhur në heshtje zgjedhore pas mbylljes së fushatës intensive të partive politike gjatë javëve të fundit, duket se tensioni është gjithnjë e më i madh edhe mes votuesve.

Kryeministri i vendit Antonis Samaras mbylli fushatën e partisë së tij Demokracia e Re me një miting në Athinë. Edhe në momentet e fundit të fushatës, Samaras nuk la pa kritikuar ashpër partinë rivale Syriza mbi programin e tyre financiar, si një goditje e fortë ndaj klasës së mesme të popullsisë greke.