Kengë Për Deshmorin Burim Veliqin Kenduar Nga Naim Abazi Ilir Shaqiri.

2012-12-21 5

Këngë për dëshmorin Burim Veliqi

-I-
Pushka e parë n`Polluzhë kur krisi
N`kamë u que Burim Veliqi
Me tre vllazën djem bujarë
Rrugë të randa paskan marë

Janë mërzitë mor baba e nana
Ja u ndanë djemt kto kohë të rana
Do për luftë, do për gurbet
Sofra bashk ma nuk po i pret

Refreni:
Thrret Burimi t`voglen motër
Unë po shkoj ta mbroj këtë votër
Boll po m`dhimen babë e nanë
Po n`dorë tane du me i lanë

Mos mi le me majtë mërzi
Që s`ju lash as gru as fmi
Boll është nder e krenari
Kur t`ja u la atdheun n`liri

-II-
Një copë bukë tri ditë po e rujë
Rri tri ditë me një pikë ujë
Por krejt etjen po ma hjek
Pushka e mbushur plot fishek

Krejt Drenicën pllamë ëm pllamë
S`kam me lanë pa e shkelë me kamë
Ku ta shoh një shka barabar
Shpirtin plumb kam me ia marë

-III-
Moj e shtrejtë Kosova nanë
Lyp prej meje cka me t`dhanë
Se për ty s`e kursej veten
Cka me t`dhanë ma shumë se jeten

Amanet vllaznit e mi
I pari djal që t`lenë n`liri
N`paqit mall me thirrë Burim
Ma përtërini emrin tim

Teksti: Milaim Islami – 044/049-136-053