Berisha: Dosja Partizani fund e krye një krim politik i mirëfilltë, gazetarët mund të pyesin Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin kur lexojnë këtë piramidë mashtrimi
Berisha: Dosja Partizani është fund e krye një krim politik i mirëfilltë, një piramidë e vërtetë mashtrimi. Ju garantoj se do të bëhet çdo përpjekje për të vendosur para ligjit të gjithë ata që i kanë lejuar vetes, një shpifje, trillim, mashtrim, për arsye politike, për shkak të krimeve në të cilat janë vetë të përzier.
Por meqë jam në këtë çështje, kam një kërkesë të njerëzishme ndaj gazetarëve. Unë vlerësoj shumë angazhimin e tyre në debatin për këtë dosje dhe për çdo gjë, dhe i garantoj se kanë gjithnjë respektin tim, pavarësisht nga linja editoriale që mund të ndjekin. Por në këtë rast, më duhet të ju them gazetarëve dy gjëra. Konstatoj se tek tuk prej tyre keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Skapi. Keqpërdoren se janë të marrë peng realisht dhe unë këtë do të ua faktoj. Me këtë unë ju them kaq; do të trajtoj njëlloj si anëtarë të organizatës kriminale, Skapi i partisë. Me të tjerët të cilët janë profesionistë, kontribuojnë çdo ditë, mendoj se në dinjitetin e tyre është të marrin guximin, kur lexojnë pasazhe të piramidës së mashtrimit, të shtrojnë pyetje Sali Berishës, Jamarbër Malltezit se është në kodin e gazetarëve se si qëndron e vërteta. Ne jemi të gatshëm të ju përgjigjemi çdo pyetje që ata kanë, në mënyrë që të mos bëhen viktima të keqpërdorua të një materiali fund e krye, krim politik.
E them këtë sepse, unë besoj se nëqoftëse një gazetar apo gazetare, ulet në një studio dhe lexon njëlloj sikur të ishte zëdhënës i Dumanit 1 mln eurosh pyetje, i ish-xhelatit të policisë sekrete të Enver Hoxhës, Arben Kraja dhe Millonajit, simotrës biologjike, mendoj se e fyen veten keq. Ai ose ajo, para se të lexojë, para se të bëjë deklarata që janë fund e krye mashtrim, para se të marrë përsipër të bëhet zëdhënës i mashtrimeve, le të zgjedhë çfarë të dojë nga ajo dosje dhe të pyesë, ose avoketërit, ose Sali Berishën, ose Jamarbër Malltezit. Dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë transparencë për çdo pyetje. Thashë edhe njëherë, këtu nuk bëhet fjalë për gjobëvënësit e Linda Ramës, për Bolinot, jo. Ata do të trajtohen njëlloj si anëtarë të oerganizatës kriminale, Skapi i Partisë. Por këtu bëhet fjalë për të gjithë gazetarët e tjerë të cilët me përkushtim, raportojnë njoftojnë, kryejnë detyrën e tyre.