(FJALA ARTISTIKE) POEMA "NENE SHQIPERI" | Kinematografia, Arti Skenik - Sporti

2024-05-27 67

Poema "Nene Shqiperi" e  Dritero Agollit nen interpretimin e aktoreve te Teatrit Popullor, Sander Prosi; Agim Qirjaqi; Prokop Mima; Ahmet Pasha e Anastas Kristofori.

Nene Shqiperi!
Mblidhen rreth teje burrat me thinja te lashta,
Mlidhen rreth teje vajzat e djemte si zogjte,
Me token tende ne duart e ashpra,
Me hekurin tend ne supet e forte.
Mblidhen rreth teje ata qe te ngriten ne qiej,
Ata qe te dolen zot ne furtune,
Ata qe zbiten mbi male me mijra diej,
Ata qe te dhane liri, paqe e pune,
Endrren tende qe shekujt s'ta prune.
Ata qe te fshine nga balli i madh pleqerine,
Ata qe faqen ta zbardhen ne bote,
Ata qe per nderin tend naten gdhijne
Ne brazda, ne torno, ne libra, ne topa
Ne zheg e shqote.
Ata qe urrejne shtypje, intrige e bllokade,
Ata qe berbuzin zhabat e majme ne gjol,
Ata qe behen miq me skifteret ne c'do barrikade
Nga poli ne pol:
Ata qe u betuan vetem nje here
Ne "Thirrjen e Pare" ne vitin Dyzet e Nje:
O ngreme boten e re mbi germallen sketerre,
O s'mbetet nga ne as hi dhe as ze !