FILMI "NJE SHOQE NGA FSHATI" | Kinematografia, Arti Skenik - Sporti

2024-03-05 119

"Një shoqe nga fshati" është një film shqiptar i prodhuar në Shqipëri në vitin 1980.

Skenari: Ruzhdi Pulaha,
Producent: Shqipëria e re ,
Muzika: Agim Krajka.

INTERPRETOJNE
Violeta Manushi......Ollgë Stefani
Rajmonda Bulku......Meli Stefani
Robert Ndrenika......Agushi
Elvira Diamanti........ Lulja
Sotiraq Bratko........ Sotir Bakërxhiu
Pandi Raidhi........ Bako Këmbora
Stavri Shkurti........ Sala
Mirush Kabashi........ Dajo
Piro Kita........ Bujari, drejtori i shkollës
Antoneta Papapavli........ Lefka
Thimi Filipi........ Shefi i Bujqësisë
Hasan Fico........ ish postjeri i fshatit
Valentina Caci........Kia
Katerina Biga........imituesja e Ollgës
Ina Osmanlliu........
Sokol Angjeli........

Kinokomedi që pason “Zonja nga qyteti” (1976). Ollga përgatitet të shkojë në konferencën e gruas aktiviste ku do të flasë për eksperiencën e saj në lidhje me luftën kundër koncepteve konservative. Ne fillim asaj nuk i pëlqente fshati por mentaliteti ose më saktë mania që kishte për të u fashit në momentin kur filloi të njihej me ato banorë aq të mrekullueshëm te fshatit Marene te Pogradecit. Agushi postieri i ri, nuk e lejon vajzën e tij Lulen që të martohet me Tirkën, djalin që e dashuron sepse ka deshirë që ta martojë në qytet, Elbasan. Tirka e gjen shpesh veten në situata të vështira kur Agushi e gjen bashkë me Lulen. Ollga bën të pa mundurën që Tirka dhe Lulja të lidhen sëbashku. Meli vajza e Ollgës tashmë është martuar me Bujarin dhe pret një fëmijë. Ollga ka përgatitur diskutimin për të cilin është njoftuar pasi u vendos në skenën e teatrit komedia 'Zonja nga Qyteti' dhe niset për në qytet sëbashku me Bakon i cili do të nxjerrë lejen e qiftes. Kur hyn në shtëpi asaj i kujtohen momentet para se të largohej për në qytet ku ishte kthyer në shtëpi e xhindosur pasi askush nuk e kishte ndihmuar. Ajo kthehet në Marene pasi ka përfunduar diskutimin dhe merr lajmin se është bërë me një nip. Të gjithë janë mbledhur në shtepinë e Ollgës dhe janë shumë të lumtur. Agushi më në fund e lejon Lulen të martohet me Tirkën. Në fund Ollga i tregon një përrallë nipit të saj që ka të bëjë me jetën e tyre:"Na ishte një Ollgë, na kishte nje çupë dhe na kërkonte dhënder në qytet, na ishte një qytetarke na kishte një çupë po vetë ishte budallaqe" por Bako e merr djalin në krah duke i thënë "Ajo zonja vërtetë ishte ca si hundëpërpjetë dhe mbahej gjoja si përparimtare por ec e ec e ec e ec ajo zonja na u bë shoqe. Ke gjyshe të mirë qerrata."