MAQEDONI
Fëmijët në rrugë: Nuk na detyron kush të dalim në rrugë
26.10.2023 MTV2
Fëmijët që kërkojnë lëmoshë në rrugë i sheh pothuajse në çdo udhëkryq...
Fëmijët që kërkojnë lëmoshë në rrugë i sheh pothuajse në çdo udhëkryq të kryeqendrës sonë. Në shumë raste, këta fëmijë i zë gjumi në rrugë dhe jo në krevat. Jo rrallë, ata i sheh në krahët e prindërve, zakonisht nënave, që zgjasin dorën teksa fëmija përgjumur rri në krahët e tyre.
Çdo të premte, fëmijët lypsa grumbullohen para dyerve të xhamive, me shpresën se besimtarët do të japin diçka më shumë. I sheh në çdo orë të ditës. Edhe natën. Ky 10 vjeçar, një nga të shumtët që mbushin çdo mbrëmje udhëkryqet tona, thotë se askush nuk e detyron të dalë në rrugë. Por, kur e pyetëm se përse është kaq vonë në rrugë dhe nëse ditën shkon në shkollë, përgjigja ishte negative.
“Të të pyes diçka! Të detyron dikush të dalësh në rrugë?”, - pyeti gazetarja.
“Jo!”, - u përgjigj 10-vjeçari.
“Prindërit të punojnë ?”, - pyeti gazetarja.
“Babi im ndonjëherë, nëna ime ka dhimbje në bark, është e sëmurë.”, - u përgjigj 10-vjeçari.
“Ti shkon në shkollë ?”, - pyeti gazetarja.
“Jo!”, - u shpreh djaloshi 10-vjeçar.
“Pse nuk shkon në shkollë ?”, - vazhdoi me pyetjet gazetarja.
“Nuk kam dokumente, për këtë arsye.”, - u përgjigj djaloshi.
“Po prindërit e tu, a kanë dokumnte ?”, - pyeti gazetarja.
“Jo?”, - tha 10-vjeçari.
Avokati i Popullit Народен Правобранител / Avokati I Popullit: Fëmijët keqpërdoren në mënyra të ndryshme
Avokati i Popullit, Naser Zyberi, përkujton se mospasja edhe e dokumentacionit thelbësor, bën që edhe prindërit e tyre, por sidomos fëmijët, të mos gëzojnë as të drejtat elementare.
“Sipas analizave tona diku rreth 600 persona kanë qenë të paevidentuar në Librat Amë. Mosevidentimi në Librat Amë, do të thotë mungesë e dokumenteve personale. Nuk kanë certifikata, letërnjoftime dhe kjo i përjashton nga sistemi.”, - deklaroi Avokati i Popullit, Naser Zyberi.
AMBASADA E PARË E FËMIJËVE NË BOTË MEGJASHI Прва детска амбасада Меѓаши / First Children's Embassy Megjashi”: Çdo i treti fëmijë është i varfër
Ambasada për fëmijë “Megjashi” alarmon se sipas të dhënave, çdo i treti fëmijë është i varfër. Të dhënat e tyre tregojnë se në vendin tonë, numri i fëmijëve që keqpërdoren në forma të ndryshme është prej 1,500 deri 2,000.
“Përveç që nuk janë në shkollë, janë të diskriminuar për shkak se nuk munden t’i plotësojnë gjërat elementare për të filluar një vit shkollor. Shumë prej tyre nuk munden të regjistrohen as në çerdhe, sepse një ndër kushtet për regjistrim është që prindërit të jenë të punësuar.”, - thanë nga Ambasada për fëmijë “Megjashi”. Dragi Zmijanac
MPPS: Për 22 prindër janë lëshuar paralajmërime
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se në vitin 2022 janë evidentuar 90 raste të reja të fëmijëve në rrugë.
“Në vitin 2022, nga numri i përgjithshëm i fëmijëve të rrugës, janë 90 raste të reja, ndërkohë që punohet edhe në 78 raste të mëhershme. Ndaj 22 prindërve janë lëshuar paralajmërime