Kur zbardhi një ditë

2023-10-08 93

Armët
Shoferi Thoma Shpuza ngarkohet nga njësiti gueril i qytetit të Tiranës t’u dërgojë partizanëve ilegalisht armë, maskuar në thasë me miell për gjermanët. Maskimi zbulohet rastësisht nga një çetë ballistësh që kanë ngritur një postbllok. Shoferi ndiqet prej tyre dhe prej gjermanëve, deri sa plagoset paksa para se të mbërrijë te shokët e tij të malit.

Ura
Pas çlirimit të fshatit, një komisar bashkë me fshatarët dhe partizanët rindërtojnë një urë të hedhur në erë nga pushtuesit nazistë gjatë inkursionit të tyre mbi fshatin. Tanimë të arrestuar, u duhet të punojnë për rindërtimin e urës që shkatërruan vetë. Përmes dialogëve të dukshëm dhe të padukshëm analizohet lufta dhe palët e ngërthyera në të.

Meçua
Ish-bariu Meço ka në ngarkim një grup partizanësh të plagosur që duhen shpënë në spitalin partizan. Rrugës, rrethohen në një manastir, të spiunuar. Meçua flijohet për të shpëtuar jetën e shokëve të tij të plagosur.