Në vitin 2014 kishte ende mbi 70 milionë banorë ruralë jetonin nën kufirin e varfërisë. Zbutja e varfërisë absolute është bërë një nga detyrat kryesore të Kinës.
Në mars 2014, “Zbutja e varfërisë me saktësi” u përfshi për herë të parë në "Raportin e punës së qeverisë". Çfarë do të thotë "saktësi"?
Kjo ka kuptimin që niveli dhe shkaqet e varfërisë së çdo familjeje të vobektë duhet të hetohen qartë, të krijohen dosje për to dhe më pas të jepet ndihmë një për një sipas situatës përkatëse të secilës prej këtyre familjeve.
Po ashtu, zhvillohet industria në zonat që nuk kanë industri, zhvendosen ata që jetojnë në kushte të këqija mjedisore, si edhe zhvillohet arsimi për ata që nuk kanë njohuri...
Në sajë të këtyre përpjekjeve të vazhdueshme, gati 100 milionë banorë ruralë dolën nga varfëria dhe objektivi i Agjendës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030 për uljen e varfërisë u arrit dhjetë vjet përpara afatit.
Sot ka fshatra të reja gjithnjë e më të bukura e më të pasura dhe gjithnjë e më shumë të rinj që kanë punuar në qytete, janë kthyer në vendlindjen e tyre për të filluar karierrë të re. Në të ardhmen, besoj se fshatrat e Kinës do të jenë gjithnjë e më të mira dhe, nëse keni mundësi, ju mirëpres ju, miq nga Shqipëria, të vini për t'i vizituar ato!