Si ngjarja sportive me ndikim më të madh në botë, Lojërat Olimpike kanë qenë gjithmonë një skenë për shpërfaqjen e imazhit të vendeve të ndryshme. P. sh., paraqitja e sportistit shqiptar Denni Xhepa në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit ka shkaktuar kërkime të shumta në internet për këtë sportist të ri dhe simpatik. Pekini, një qytet i lashtë e modern me një trashëgimi të pasur, unike dhe të thellë kulturore, i ka shtuar elemente të spikatura historisë olimpike, duke u bërë i pari qytet që organizon si olimpiadën verore, ashtu edhe atë dimërore, e duke u pagëzuar kështu si "qyteti i dy olimpiadave".