Përskaj gjithë faktorëve që rrezikojnë jetën e njerëzimit, uria apo mungesa ushqimore është një nga faktorët kryesorë të vdekjeve në vendet me siguri të brishtë, të përfshira në konflikte dhe me ekonomi të rrënuar. OKB-ja jep shifra alarmante për rritjen e pasigurisë ushqimore në botë.
10 përqindëshi i popullsisë së botës, përballen me mungesë ushqimore dhe shkojnë në shtrat të uritur. Kuptohet se ka shumë faktorë që kontribojnë në rritjen e kësaj 'mortraje' do thosha, siç janë konfliktet e armatrosura, thatësira, vërshimet e shumë të tjerë, por gjendja më e rëndë rezulton në vendet ku konfiltet e armatosura janë permanente për dekada të tëra.
Rajonet më të rrezikuara janë, Lindja e Mesme, Azia e Largët, Afrika Veriore, Perëndimore dhe Lindore, por edhe Amerika Latina.
Avdi Bakiu - /https://shenja.tv/category/emisione/bota-ne-fokus/