Nëse ju kujtohet, në mars të këtij viti një anije tregtare me 200 mijë tonë ngarkesë ngeci në Kanalin e Suezit për gjashtë ditë dhe kjo bllokoi rreth 400 anije me mallra, gjë që i kushtoi shteteve të botës miliarda dollarë humbje. Pse na qenka kaq i rëndësishëm ky kanal? Suezi i siguron Egjiptit mesatarisht 15 milionë dollarë në ditë ndërsa 5.8 miliardë dollarë në vit.
Rreth 12% e tregtisë globale kalon nëpër Kanalin e Suezit, poashtu edhe 8% e gazit të lëngshëm në nivel global kalon nëpër këtë kanal. Pas shumë përpjekjeve, kanali u hap për herë të parë në vitin 1869 dhe u inagurua nga shqiptari Ismail Pasha, pjesë e familjes së Khedive të Egjiptit dhe Sudanit.
Kanali i Suezit është kanal artificial detar me një gjatësi prej 193 kilometra ndërmjet Detit Mesdhe dhe Detit të Kuq, i cili ndanë kontinentin e Afrikës nga kontinenti i Azisë dhe për këtë arsye është lidhja më e afërt detare në mes hemisferës perëndimore dhe hemisferës lindore të Tokës.
Pas ndërtimit në vitin 1869, Franca dhe Mbretëriqa e Bashkuar e menaxhuan Kanalin deri në vitin 1956 kur presidenti i atëhershëm egjiptian Gamal Abdul Nasser e shtetëzoi atë dhe mbylli ngushticat për transportin izraelit, duke filluar Krizën e Suezit.
Gjatë krizës së Suezit, Izraeli pushtoi Sinai dhe Britania e konsideroi pushtimin e Egjiptit, por u bind që të mos e bënte nga SHBA-ja nën presidentin, Dëight Eisenhoëer, i cili kërcënoi britanikët me ndëshkime financiare.
Avdi Bakiu /https://shenja.tv/category/emisione/bota-ne-fokus/