Një luftë e madhe mes Rusisë dhe Ukrainës veç sa nuk ka filluar. Rusia mohon pretendimet për pushtimin e Ukrainës por ushtria e Putinit tashmë është stacionuar në kufinjtë e shtetit fqinj. Kjo ishte edhe arsyeja e takimit virtual mes presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vlladimir Putin.
Popullata në Ukrainë është e ndarë sa i përket përcaktimit strategjik të shtetit, pra një pjesë kërkon anëtarësimin në NATO dhe në BE e pjesa tjetër rivendosjen e lidhjeve me Rusinë. Ukraina, sa më afër NATO-s, aq më afër pushtimit nga Rusia.
Realisht problemi nuk qëndron te një copë toke që do donte ta merrte Rusia nga Ukraina, por përmes kërcënimit për luftë tenton ta mbajë larg kufijve të vet NATO-n dhe Perëndimin. Ky nuk është mjeti I vetëm që Putin ia tregon muskujt Perëndimit. Realisht ndalja e çezmes së gazit është kërcënimi më I madh për Europën e tërë.
Sipas ekspertëve, përzierja e Rusisë në Ballkan përmes disa shteteve të caktuara sllave dhe figurave të eksponuara, bëhet vetëm për të ngadalësuar integrimet euroatlantike në një kohë të pacaktuar.
Avdi Bakiu /https://shenja.tv/category/emisione/bota-ne-fokus/