Kush janë liderët politik shqiptar të RMV-së që kërkuan ndihmë nga UDB-ja për të rrëzuar Ali Ahmetin!?

2021-06-10 7

Më 2 qershor 2021, në intervistën e dhënë në Emisionin e mëngjesit të TV HAPPY, ndër të tjera, Bozhidar Spasiq deklaron:

“Disa liderë politikë shqiptarë kanë dëshirë të madhe të takohen me mua. Para 4-5 vjetësh ka ardhur një grup shqiptarësh, u takuam në sheshin e Republikës, qendër të Beogradit , erdhën nga njëra prej ish republikave jugosllave ku ka shqiptar dhe më kanë lutur nëse mundem t’u ndihmoj që ai shqiptar të hiqet nga pushteti dhe në vend të tij të vij një tjetër.”

“Bëhet fjalë për kryetarin e BDI-së, quhet Ali Ahmeti. Një keqbërës, të cilin nuk e kemi likuiduar, sepse ka qenë i parëndësishëm edhe pse më vonë ka qenë në UÇK. Ai, Ali Ahmeti, ka krijuar një parti politike, ka themeluar BDI-në, me seli në Tetovë dhe në Tetovë si qendër e shqiptarëve në Maqedoni ka edhe katër parti të tjera politike. Këto katër parti politike vijnë dhe më thonë: Bozho, a mundesh ta largosh këtë njeri. Jo ta vrasim, por ta...”

“E kam informuar kryetarin e shtetit se do ta kryej këtë operacion dhe kam bërë një shënim për këtë punë dhe e kam lutur që të ketë parasysh këtë gjë dhe nëse diçka e pyet kryetari i qeverisë maqedonase, mund të thoni se nuk jeni aspak në dijeni për këtë gjë. Dhe pikërisht ai (Gruevski) kishte ardhur për këtë punë që të vërtetonte nëse ishin të vërteta ato që thuheshin në Maqedoni për këtë aferë që ka zgjatur me muaj të tërë. Ai mbeti në pushtet. Nuk e hoqëm, por ai kurrë nuk mbeti ai që ishte, sepse edhe sot e kësaj dite respektohet puna që kam bërë.”