http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lufta me kancerin e gjirit ishte beteja më e vështirë për këtë 55-vjeçare e cila 3 vite pas diagnostikimit dhe ndërhyrjes kirurgjikale vijon të bëjë mamografinë.Pjesa më e vështirë e përballjes më sëmundjen ishin seancat e kimioterapisë.Mjeku onkolog Helidon Nina thotë se ndërgjegjësimi tek gratë është rritur vitet e fundit, por nuk duhet të neglizhohen konsultat dhe mamografia.HELIDON NINODREJTOR MJEKESOR SPITALI ONKOLOGJIK, QSUT Referuar të dhënave zyrtare rreth 700 raste të reja diagnostikohen cdo vit në Shqipëri, ndërkaq kanceri i gjirit është më i shpeshti tek gratë dhe renditet si kanceri i dytë më i shpeshtë që prek popullatën shqiptare. Ndërsa në 2018 kjo sëmundje e rëndë shkaktoi 230 vdekje.